TIRANE- Drini një djalë nga Përmeti, ka vendosur të thyejë paragjykimet dhe të përballet live në tv me Besmirin, personin që prej disa muajsh ka një lidhje me nënë e tij. Historinë ai e tregoi sot në “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ndërsa tha se ishte i frikësuar për lidhjen e tretë të nënës, e cila kishte lënë pas shpine dy divorce.

Me babain e tij e ëma u nda pas 7 vitesh martesë, kur Drini ishte 5 vjeç, për shkak të dhunës, ndërsa pas katër vitesh e ndarë, u njoh me një burrë tjetër. Nga kjo martesë e dytë erdhi në jetë motra e tij Laura. Bashkëjetesa shkonte shumë mirë mes tyre, por vjehrra e mamasë së Drinit zihej shumë me nusen. Ajo shprehu dëshirën për të jetuar në Tiranë, si një formë për t’iu larguar sherreve, por bashkëshorti i dytë Altini nuk ishte dakord për këtë gjë dhe janë ndarë me konsensus.

“Ne më pas erdhëm në Tiranë dhe na ka ndihmuar shumë dajë Petriti, që jeton në Urën Vajgurore. Ai më ka blerë gjithmonë librat e shkollës. Pas një periudhe 7-vjeçare, mami u njoh me një burrë tjetër. Ai quhet Besim dhe e kam sjellë sot këtu në studio. Këtë histori të lidhjes së mamasë me Besimin, ma tregoi gjyshja. Kur e mora vesh nuk më erdhi edhe aq mirë sepse unë mendoja që ne ishim mirë ashtu, pasi po punonim dhe të ardhurat nuk na mungojnë. Një tjetër frikë që kisha ishte edhe se mos ky burrë e keqtrajtonte nënën time. Ato kanë gjashtë muaj që janë bashkë dhe e shikoj që mami është shumë e lumtur me të. Mua më bëhet qejfi shumë për këtë gjë. Unë sot Besimin e kam thirrur këtu në studio, që t’i kërkoj falje se pse e gjykova dhe t’i kërkoj që të kalojë një jetë të lumtur me mamin dhe ta mbaj mirë”,- tregoi Drini.

Pa e njohur akoma, Drini e kishte paragjykuar Besimin dhe për këtë i kërkoi falje publikisht. Në këmbim mori një premtim çlirues.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: