Rrëfimi i Naser Deva, një shqiptari nga Kosova, djali i të cilit i është bashkuar grupit ISIS në Siri ka prekur edhe gazetarin italian të “Le Iene”.

Gjatë realizimi të një emisioni në Mediaset, për shqiptarët që i janë bashkuar ekstremistëve islamik, Naseri teksa i drejtohej me një mesazh djalit të tij, Atdheut, nuk ka mundur të përmbajë lotët e tij, ku kjo ka bërë të qaj edhe gazetarin italian. “Atdhe, po të lutem në emër të familjes, në emër të Kombit, kthehu. Kthehu se na duhesh”, këto kanë qenë fjalët e pakta që arriti t’i përcillte babai i dëshpëruar të birit 26-vjeçar.

Kaq ka mjaftuar që gazetari të shpërthej në lot, ndërsa shtoi: “Dreq, më bërë të qaj edhe unë. S’më kishte ndodhur kurrë që në një emision televiziv të qaja”.

Naser Deva gjatë emisonit ka shpjeguar arsyet që sipas tij e kanë shtyrë djalin e tij ti bashkohet këtij grupi terrorist. Deva thekson se ai vazhdimisht ka bërë përpjekje dhe nuk do të ndalet derisa të arrij që djalin e tij ta rikthej në Kosovë, ku thekson që drejtësia duhet të merret me të.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: