TURQI
Dita e sotme është shumë e veçantë për Almeda Abazin dhe aktorin turk, Tolgahan Sayisman pasi djali i tyre Efehan feston ditëlindjen e tij të parë.

Ish-Miss Shqipëria ka zgjedhur të shkruajë për të birin fjalët më të ndjera dhe të bukura me një kujtim të tij kur ishte vetëm 1-muajsh.

“1-muajsh në këtë foto dhe 1 vjeç sot. Si fluturon koha. Zemra ime është 1-vjeç sot. Efehan, më lër të të dua pak më shumë para se mos të jesh më dhe aq i vogël”, ka shkruar Abazi krah fotos ku shihet me Efehan në krahët e saj.

Më pas Almeda ka postuar në Instrastoy foto të tortës së ditëlindjes së vogëlushit. Nuk dihet nëse Almeda dhe Tolgahan do të organizojnë një festë sot për djalin e tyre, por me siguri dyshja do të kujdeset të krijojë kujtimet më të bukura për Efehan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb