Historia e një nënë e cila kërkon lirimin e djalit me skizofreni është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur’ të drejtuar nga Evis Ahmeti në News24. Vera Ismaili është një grua 69-vjeçare nga Vlora e cila po jeton prej 2 vitesh e vetme. Ishin një familje si gjithë të tjerat, por ngjarja e rëndë e vitit 2016 ndryshoi gjithçka. Djali i vetëm i shtëpise Ervini pas një konflikti me një avokat në shtetin grek, vend në të cilin jetonte prej disa vitesh si emigrant u kthye në Shqipëri. Sjellja e tij ishte totalisht e ndryshuar, ishte bërë agresiv dhe nuk degjonte askënd.

Të shqetësuar me ndihmën e policisë prindërit e cuan me forcë në spital dhe ai u diagnostikua me skizofreni paranoide. Një diagnosë e veshtirë kjo, por akoma me të veshtirë e bënte ai sepse nuk pranonte të pinte rregullisht ilaçet.

“Shumë shokë nuk kishte. Ishte tip i mbyllur. Nuk mësonte hiç fare dhe e kaluan për mëshirë se nuk ndihej. Ai punonte vetëm pasdite. Zgjidhja e profesionit të marangozit iu bë nga i ati. I ati ka qenë njeri shumë i mirë, prind shumë i mirë dhe bashkëshort shumë i mirë.

Iku në Greqi se kishte dy motrat atje, jetonte bashkë. Nuk kishin fare shqetësime, ajo e madhja hahej me djalin se kursente shumë dhe bënte çfarë do lloj pune dhe e kishte me qejf.

Vajti një vit apo më shumë  dhe e sollën në Shqipëri. Erdhi në Shqipëri u mbyll në vetvete, nuk donte as shoqëri as mua as të atin. U mërzit se la Greqinë. Kur shpërthente bënte gjëma, thyente dyer, më godiste mua të atin. E shtruam në spital, e mbajtën 30 ditë. Ilaçet si zinte me dorë, i hidhte nga ballkoni. Kishte filluar të bënte veprime që nuk i bënte një njeri normal”, tha nëna në emision.

Në debat e sipër me te atin, ai ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar atë, ndërsa e ema vraponte të kërkonte ndihmë gjithcka kishte mbaruar. Pas 2 muajsh lufte me jetën në spital i ati vdiq ndërsa Ervini shkoi në spitalin e  burgut, fillimisht në Tiranë ndërsa tani në Krujë.

Nëna e tij mendon se gjatë kësaj kohe sjellja ka ndryshuar dhe sëmundja nuk përben më rrezik. Ajo ka ndjekur dhe rrugën ligjore që i biri të fitojë lirinë e të kthehet në banesë, por nuk ja ka dalë dot.

Vera Ismaili kërkon që të mos jetojë më vetem, por të kujdeset për Ervinin i cili tashmë shumë mirë thotë ajo e nuk përbën asnjë rrezik.

“Të kthehet në shtëpi, është përmirësuar. Sa të jem gjallë do kujdesem unë për të. Unë e dua djalin në shtëpi, është shëruar komplet”, tha nëna.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb