Faraaz Hossein, ishte një 21-vjeçar mysliman. Natën e terrorit në Bangladesh gjendej me dy shoqe të tij në lokalin ku hynë terroristët. Kur është pyetur nëse e dinte Kuranin ai është përgjigjur saktë dhe e kanë liruar.

Por ai ka kërkuar që të lirohen edhe shoqet e tij, Tarushi Jain 19 vjeçe dhe Abinta Kabir, por terroristët nuk i kanë liruar. Atëherë ai ka hyrë përsëri brenda dhe nuk i ka braktisur ato. E ka paguar këtë gjë me jetën e vet.

Kur kanë hyrë forcat e policisë i kanë gjetur të tre të përqafuar. Kjo është një histori jete, një histori dashurie për njerëzimin pavarësisht nga raca, ngjyra apo feja. Ky djalë është një martir i dashurisë, shkruan Peregrinus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: