Këngëtari i njohur, Sabian Mejdini, ka folur në një intervistë si rrallë herë për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP, gjendjen e Beatrix Ramosajt dhe gjithashtu ndau me publikun disa gjëra në lidhje me familjen e tij, për të cilën ka preferuar gjithmonë të qëndrojë i rezervuar.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtari ka treguar se e ka vuajtur shumë faktin që pas daljes nga “BBV”, djali nuk i ka folur për tre ditë. Gjithashtu ai ka treguar se ka qenë gruaja e tij që e ka përkrahur për t’u futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E kam vuajtur shumë aty brenda. Djali nuk më ka folur tre ditë kur kam dalë nga shtëpia dhe realisht po e vuaja shumë. Mesa duket më mbante mëri. Gjatë gjithë karrierës time, nuk është se partneret i kam bërë publike, karrierën e kam punë. Gruaja më tha të futesha në “BBV” dhe ramë ddakord që unë do sillesha si Sabiani në jetën e përditshme”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas ai ka folur rreth marrëdhënies që ka me ish-gruan e tij, kur tregoi se e vlerëson shumë dhe ka një respekt të madh për të.

“Ato janë nënat e fëmijëve të mi dhe janë mbretëreshat e fëmijëve të mi dhe për sa kohë të kenë frymë janë ato që më kanë trashëguar gjënë më të bukur timen dhe do t’i respektoj gjithmonë”.

Gjatë kohës që ka qëndruar në “BBV”, Sabiani ka pasur një marrëdhënie të mirë me Beatrix Ramosaj për të cilën ka thënë se e kishte si vajzën e tij. Këngëtari tregoi se mbas daljes së saj nga shtëpia, nuk ka folur personalisht me Beatrixën, por me nënën e saj, Antigonën, ku tha se ajo ishte mirë dhe do ta kalojë shumë shpejt të gjithë këtë situatë.

“Fola me Trixën. Unë më të kam ndarë shumë momente të bukura dhe kam dalë në një moment ku nuk patëm një debat së bashku, ajo më thërriste ‘jeta’, ‘zemër’. Plus e shikoja dhe në atë aspektin që ka pasur gjëra si vajza ime edhe kemi pasur njohje nga jashtë, por që realisht ishte shumë vajzë e çiltër e pastër naive në kuptimin e mirë të fjalës dhe më ‘hahej’ muhabeti me të. Kam folur më të ëmën e saj, nuk kam folur vet personalisht, është më mirë më ka thënë po e merr veten, por besoj që do e kalojë shumë shpejt nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar në fund të fundit ishim brenda një shtëpie, unë jam një njeri që nuk paragjykoj askënd, ne na gjykon vetëm i madhi Zot”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb