Në emisionin e djeshëm në studion e emisionit “Më Zemër të Hapur” u trajtua historia e një 34-vjeçari, i cili denoncoi ish-bashkëshorten, se ka marrë dy fëmijët e mitur dhe është larguar nga shtëpia.
Ish-Bashkëshortja e tij pretendon se ky hap është marrë pasi Alberti i ka braktisur dhe nuk kujdesej më për të.
Sot në studio kanë qenë prindërit e Albertit.
“Më mori vëllai im në telefon. Më tha hajde tek shpija, takova babanë dhe xhaxhanë e Thëllëzës dhe kishin kërkuar takim me mua.
Më thanë do ta marra vajzën sepse është mërzitur.
Unë nuk kam as nuse as fëmijë për të nxjerrë nga shtëpia. Unë e kam marrë me krushk, ta jap me krushk ta jap me ligj e kanun. Të presim të vijë djali nga Gjermania dhe më pas veprojmë. Më tha e marr vajzën me hir dhe pahir. Atëherë i thash merre vajzën por fëmijët nuk do i prekësh.
Nusja kishte bërë gati rrobat, i kishte mbledhur. U njoftua policia dhe më shoqëroi në komisariat.
Nuses i kam kërkuar të takoj fëmijët, por më ka thënë që do i shohësh vetëm kur të të lejojë gjykata”, thotë babai i tij.