Një histori që preku zemrat e të gjithëve dhe bëri shumëkënd të lotonte me pamjet tronditëse. Por sot ai është një adoleshent krejt normal, madje shumë simpatik që i është rikthyer jetës me të gjitha energjitë e tij.

Elvis Naçi ka publikuar fotot e djalit nga Shkodra, Musa Baculi, i cili sot ka festuar 17-vjetorin. Me këtë rast bashkëpunëtori i tij Sidrit Bejleri i ka çuar një tortë teksa pozojnë të dy.

Elvis Naçi falënderon dhe njëherë shqiptarët dhe thotë se nëse nuk do të ishte ndihma e tyre Musa Baculi nuk do të kishte mundësi të festonte 17-vjetorin e tij.

“E pabesueshme por ju shqiptarë të nderuar mbas Zotit e shpëtuat jetën e Musa Baculit, nëse nuk do të ishte ndihma juaj Musa Baculi nuk do kishte mundësi të festonte 17-vjetorin e lindjes së tij! Qofshi të bekuar. Amin”, shkruan Elvis Naçi.
I riu ndenji për një kohë të gjatë në gjendje kome, por pasi e ëma e tij apeloi për ndihmë te emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, gjithçka ndryshoi dhe sot djali është kthyer në normalitet.

Elvis Naci Fb
Elvis Naci Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb