Theo Hernandez ishte protagonisti absolut i gjysmëfinales mes Francës dhe Marokut, teksa me golin e parë të shënuar çliroi ekipin e tij, duke e çuar në finale të Botërorit. Nuk mund të mungonte në këtë shfaqje partnerja e tij Zoe Cristofoli, e cila nga tribuna gëzoi më shumë se të gjithë.

Në fund të ndeshjes një dedikim në Instagram për njeriun e zemrës: “Baba i pabesueshëm! Është e vështirë të përshkruash të gjitha emocionet e ndjera që nga fillimi e deri më sot… Mund të të them vetëm se djali yt do të jetë gjithmonë krenar për ty”.

Theo

Ky është mesazhi i postuar nga Cristofoli në rrjetet sociale. Zoe bashkëjeton në Milano me Theon dhe së bashku kanë një djalë. Pavarësisht se ai nuk ka mbushur akoma nuk ka mbushur vitin, zonja Cristofoli e ka marrë me vete djalin në stadium sa herë ka qenë e pranishme për të ndjekur Theon në Katar. Natyrisht, nuk do të mungojnë edhe në finale, me shpresën që Theo të ngrejë lart Kupën e Botës, pse jo, me një gol të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb