Një prej personave që SPAK e la në arrest shtëpi, është avokati Skënder Demiraj, babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani. Ky i fundit në 4 nëntor të vitit 2014 vrau 4 persona në një lokal nate në Tiranë, krim për të cilin u dënua me 35 vite burg.

Arbër Demiraj është djali i avokatit që u arrestua sot për një çështje korruptive, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Sipas SPAK 3 personat e arrestuar, mes tyre dhe ish-prokurori Demiraj, akuzohen se i kanë dhënë një shumë prej 6 mijë eurosh gjyqtares Mimoza Margjeka për të nxjerrë nga burgu shtetasin Orion Bali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb