KËLCYRË

Një 17 vjecar nga Këlcyra u gjet i mbytur në lumë mëngjesin e kësaj të enjteje. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet nga familjarët në lumin Vjosë pranë Urës së Dragotit. Matia Rizallari u deklarua i humbur nga familjarët 4 ditë më parë, prej të dielës së 9 qershorit kur ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës, por nuk u kthye me.

Sipas babait të 17 vjecarit, personi i fundit që ka qenë me djalin e tij, është shoku 25-vjecar Egliter Dosti. Babai, Arjan Rizallari hedh dyshimet se djali është vrarë nga shoku i tij, i cili ditën e ngjarjes u largua drejt Sarandës.

Kushëriri i 17-vjecarit, Gramoz Rizallari denoncoi në polici 25-vjecarin Egliter Dosti. Ai pohon se 25 vjecari e di si ka ndodhur ngajrja, por nuk nuk ka rrëfyer asgjë.

Babai i 17 vjeçarit hedh poshtë mundësinë që i biri të ketë shkuar në lumë për t’u larë, pasi ai nuk dinte not. Arjan Rizallari kërkon që organet përgjegjëse të zbardhin ngjarjen dhe të cojnë autorin para drejtesisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb