Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia për t’u kujdesur pë djalin e sëmurë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkaNWeb” se avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj.

Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.

Po kështu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Janë 7 kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha. Kjo është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe 4 kërkesa në Shkallën e Parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb