Në Itali vijojnë të insistojnë, Milan nuk heq dorë nga Armando Broja, pavarësisht se ylli kuqezi ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë, ku këputi ligamentet e gjurit. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Broja është prioritet i klubit kuqezi për sezonin 2023-2024.

Kjo lëvizje e “djallit” është logjike duke parë se Pioli ka në përbërje një fazë ofensive të madhe në moshë. Ibra është në fund të karrierës, po ashtu edhe Giroud, ndërsa Orgi nuk po jep garancitë që drejtuesit e klubit shpresonin.

La Gazzettaaaaaaaaaa
La Gazzettaaaaaaaaaa

Broja është profili ideal që Pioli dhe stafi drejtues kërkojnë në tregun e transferimeve, ky nuk është një sekret pasi prej një viti kanë zhvilluar sondazhe të ndryshme për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për të transferuar “bomberin” kuqezi në Serie A.

Broja4
Broja4

Dëmtimi i Brojës nuk shihet si një problem nga stafi drejtues i Milanit, përkundrazi, ky dëmtim mund të bëjë që Chelsea të ul pretendimet për Brojën, kartonin e të cilit e vlerësonin me 35-40 milionë euro përpara se të dëmtohej.

Brojaa
Brojaa

Milan shpreson të gjejë një akord me klubin e Chelsea, por dhe me lojtarin, për formulën e transferimit, dëshira e tyre është për një huazim me të drejtë blerje. “Djalli” i ofron Brojës, 1,2-1,5 milionë euro, pak në raport me atë që sulmuesi shqiptar përfiton të Chelsea, 5 milionë euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: