Pas pauzës dhe COVID-19, Inzaghi dhe Interi tij nisin një tur të vërtetë forcë, nga Serie A, tek Kupa e Italisë për të vijuar më Champions. Shkurti i rezervon zikaltërve rivalë si Milan, Roma, Napoli e Liverpool, një kalendari shumë i fortë.

Lajmi i mirë është se Inzaghi ka në dispozicion grupin e plotë, përjashto Gosens dhe Correa që janë shumë pranë rikuperimit, pa diskutim do të jenë një armë më shumë për Inzaghi. Sigurisht që as trajneri e as lojtarët nuk shohin më larg se derbi kundër Milan, në çdo detaj, kjo është sfida më e rëndësishme.

Nuk ka asnjë dilemë në lidhje me formacionin që do të sfidojë Milan: Handanovic në portë ndërsa Skriniar, De Vrij dhe Bastoni formojnë treshen e mbrojtjes. Dumfries dhe Perisic nga krahët ndërsa Barella, Brozovic dhe Calhanoglu në mesfushë. Dyshja e sulmit do formohet nga Martinez-Dzeko.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: