Gjetja e një sulmuesi është kthyer në prioritet absolut në shtëpinë e Milanit, aq sa Leonardo nuk ka fluturuar në Arabi për të ndjekur finalen e Superkupës por ka qëndruar në Milano për të mbyllur marrëveshjen me Krzysztof Piatek.

Për Higuain kjo pritet të jetë ndeshja e fundit me fanellën kuqezi pasi Sarri po e pret me padurim për t’iu bashkuar tek Chelsea. Përballë këtij fakti, Leonardo po bën gjithçka është e mundur ti vendosur në dispozicion Gattuzos një tjetër sulmues. Piatek mbetet prioritet kryesorë por drejtori sportiv i Genonas, Perinetti i ka bërë të qartë Leanoardos, nëse duan shërbimet e polakut duhet të investojnë të paktën 40-45 milion euro. Milan do të kursente jo pak nga largimi i Higuain, të paktën 6 rroga, ndërsa për të minimizuar edhe më shumë koston e këtij transferimi mund të “sakrifikojnë” edhe Hakan Calhanoglu i cili nuk arriti kurrë të shpërthejë me fanellën e kuqezi.

Prej kohësh për turkun interesohet Lajpzig, me gjermanët të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 22 milion euro për shërbimet e tij. Për momentin Gattuzo e ka bllokuar largimin e turkut por Leonardo vijon negociatat me Lajpzig.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb