Tashmë prej nga viti 2011 Milani është pranë mbylljes së një tjetër sezoni jo të sukseshëm dhe kjo ka sjellë pakënaqësi dhe trishtim tek tifozët kuqezinj. Por me afrmin e pronarëve të rinj, shpresat për të parë një Milan sa më konkurrues janë më të mëdha se kurrë.

Për këtë po mendojnë drejtuesit e djallit që në radarët e tyre për merkaton e verës kanë vendosur Pierr Emerick Aubameyang, sulmuesin e Dortmund që ka mrekulluar “Bundesligën” prej kohësh. Futbollisti nga Gaboni ka dalë nga akademia e Milanit dhe është aktivizuar me të rinjtë nga viti 2008 deri ne 2011.

Sulmuesi rezulton të ketë qenë ditën e djeshme në Milano bashkë me të fejuarën dhe familjen e tij. Ketë vizite ai nuk ka preferuar ta mbajë sekrete por e ka ndare dhe me miqtë e tij në “Instagram”. Tifozët e Milanit e kanë marrë mesa duket sinjalin e radhës dhe kjo vizitë i bën ata të ëndërrojnë për një rikthim të mundshëm.

Vlen për tu theksuar se dy javë me pare drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli dhe trajneri Montela kanë qenë në Monako për të parë nga afër çerekfinalen e Championsit mes Monakos dhe Dortmundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb