Dybala-Inter dukej një çështje e mbyllur, por rikthimi i Lukakut në Milano ka ndryshuar shumë gjera. Mes palëve ka pasur një krisje të fortë dhe sipas Corriere dello Sport, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milan.

Sipas të përditshmes italiane, përfaqësues të klubit kuqezi një ditë më parë kanë qenë në Londër dhe kanë zhvilluar një bisedë telefonike me agjentin e Dybala. Për momentin është thjesht një sondazh, nuk ka asnjë konkrete, por ideja për të veshur kuqezi argjentinas josh jo pak drejtuesit e Milan.

Corriere
Corriere

Inter është në avantazh të ndjeshëm për Dybala, kjo nuk diskutohet, por gjërat në merkato mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt. Në ditët në vijim është parashikuar një tjetër raund bisedimesh ndërmjet Beppe Marotta dhe përfaqësuesit e Dybala. Gjithnjë sipas Corriere dello Sport, nuk pritet që të ketë “tym të bardhë’ as pak këtij takimi, ndërkohë Milan qëndron në dritare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: