Në listën e të paprekshmëve në shtëpinë e “djallit” për momentin janë shumë pak lojtarë, një prej tyre është Ante Rebic, të paktën kjo është ideja e Ivan Gazidis. Milan duhet të mendoj tashmë për ti gjetur një partner për sezonin e ardhshëm, për këtë arsye, nga Spanja flasin se Milan ka nisur një sondazh për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Luka Jovic. 23-vjeçari po has shumë vështirësi në Madrid, e ka thuajse të pamundur të gjej një vend në formacionin titullarë.

Jovic
Jovic

Reali investoj 60 milion euro verën e shkuar për ta transferuar në Madrid por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve duke e bërë thuajse të sigurt largimin e tij. Kjo pritet të jetë një verë ndryshe, pa shifra të çmendura, mënyra e vetme që Reali ta largoj është ta jap në formë huazimi, zgjidhje kjo për të kursyer të paktën pagën e tij vjetore, 5 milion euro në sezon. Në këtë pikë në skenë del Milan, Jovic në formë huazimi do të ishte një transferim i mirëpritur, problem sigurisht mbetet paga e tij, 5 milion euro në sezon janë shumë për Milan, vetëm Donnarumma përfiton më shumë. Jovic nuk është vetëm një objektiv i kuqezinjve, sulmuesi serb shihet si një opsion i vlefshëm edhe në shtëpinë ziklatër, në rast largimi të Martinez, Inter do të vihet në kërkim të një zëvendësuesi. Jovic gjithashtu ka fansa edhe në Premier League ku Arsenal e pret krahëhapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb