Tifozët kuqezi do të “pushtojnë” Reggio Emilia për sfidën Sassuolo-Milan, ku kuqezinjtë shpresojnë të kthehen në Milano me titullin në “xhep”.

Në sfidën e fundit të Serie A, ku në valle është titulli kampion, askush nga tifozët e Milan nuk dëshiron të mungojnë, të gjithë dëshirojnë të jenë të pranishëm në “Mapei Stadium”, interesimi për të parë live ka qenë jashtëzakonisht i lartë, aq sa të gjitha biletat u shitën pas vetëm 20 minutash që nga momenti kur dolën në treg.

Stadiumi
Stadiumi

Klubi i Sassuolo në këtë rast ka bërë një bingo të vërtetë, pasi çmimi i biletave niste nga 1 mijë euro. Të gjesh një biletë në këto kushte, ku 90 mijë tifozë pushtuan menjëherë faqen është një luks, për këtë arsye në Milano janë parashikuar disa fan zonë me ekrane të mëdhenj, për të ndjekur aty ndeshjen Sassuolo-Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: