Zllatan Ibrahimovic mbetet gjithnjë një emër që josh shumë pavarësisht moshës dhe rrethanave. Pas Bolonjës, është radha e Milan të vendos kontaktet e para me agjentin e tij Mino Raiola por dhe me vetë lojtarin. Fillimisht dyshja drejtuese e Milanit, Boban-Maldini janë takuar me agjentin e Ibres të mërkurën për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi, sado e vogël, që Zllatan të vesh sërish fanellën kuqezi. Për momentin është thjeshtë një sondazh pasi për të arritur deri tek marrëveshja duhet ende shumë kohë pasi bëhet fjalë për një lojtar si Ibrahimovic.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sulmuesi suedez nuk do të ishte kundër një rikthimi në Milano, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Zllatan ka folur personalisht në telefon edhe me Boban duke i premtuar se brenda disa javësh do ti kthejë një përgjigje përfundimtare. Dëshira e Milanit është ti ofroj Ibrës një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ibra do të përfitoj 6 milion euro nëse pranon këtë ofertë nga “djalli”. Si gjithnjë, edhe këtë herë, pritet të jetë Ibrahimovic ai i cili do të thotë fjalën e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: