Ditët e fundit po bën jo pak bujë dëshira e një grupi nga Bahrain për të blerë Milan. Nuk është një thashethem por një ide konkrete e cila po merr formë çdo ditë e më shumë. Investcorp, fondi që po studion terrenin për të blerë kuqezinjtë, janë të gatshëm të ofrojë 740 milionë euro, Elliott është i gatshëm të futet në negociata, të shes Milan, por vetëm nëse vjen oferta e duhur.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, Elliot është i gatshëm të shes Milan për 1 miliard euro. Në lidhje me ketë temë është pyetur edh Paolo Maldini: “Di shumë pak mbi këtë, por është normale që në të ardhmen Milan të dal në shitje. Nuk e di kur mund të vij ky moment”, theksoi ndër të tjera drejtori i Milan, i cili u ndal në disa tema nga merkato:

Maldini
Maldini

Ibra? Mungesa e tij e gjatë po na dëmton shumë. Në janar nuk ishte e nevojshme të futeshim në merkato pasi ishim të fortë. Orgi? Gjashtë javë përpara fundit, nuk e kam luksin të mendoj për merkato, jam i fokusuar vetëm në këtë fund sezoni”, theksoi Maldini.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: