“Djaloshi i artë”, ky është titulli kryesor i të përditshmes spanjolle AS, shoqëruar me foton e Kylian Mbappe. Si një media pranë Realit, AS zbulon planin e madrilenëve për të afruar në skuadër sulmuesin e PSG. Nuk është një sekret që Reali e dëshiron me çdo kusht Mbappen në Madrid, e ka kërkuar dhe më herët dhe as që ka ndërmend të dorëzohet por sigurisht ky nuk është aspak një transferim i lehtë.

As
As

Presidenti Perez dhe stafi i tij vijojnë kontaktet në fshehtësi me përfaqësuesit e francezit, ideja e tyre është e qartë, kërkojnë të bindin Mbappe të mos rinovoj kontratën me PSG, më pas në 2021 mund ta afrojnë në skuadër duke i vendosur në tavolinë një çek të bardhë.

Mbappe
Mbappe

As Mbappe nga ana e tij nuk ka ndërmend të vazhdoj shumë gjatë në Paris, egoja e tij është shumë herë më e madhe se titujt lokal, ylli francez kërkon të pushtoj europën dhe të ngjitet në majën e podiumit si lojtari më i mirë në botë, post që prej më shumë se një dekade është mbajtur nga dysha Messi-Ronaldo. Madridi i ofron gjithçka që Mbappe dëshiron, mbi të gjitha tek Reali do të jetë në qendër të projektit, gjithçka do të jetë në funksion të tij, një kusht që Mbappe e ka kërkuar dhe tek PSG.
(BalkabnWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb