Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 spec i kuq
1 spec jeshil
100 gr. djath dhie
2 vezë
50 gr. ullinj
5-6 domate qershi
100 gr. mozzarella
Vaj ulliri
Majdanoz
Kripë
Pak piper

Përgatitja
Specat i presim në copë më të vogla dhe i skuqim në tigan me vaj ulliri deri sa të zbuten. Shtojmë domatet dhe ullinjtë dhe vazhdojmë skuqjen. Shtojmë djathin e dhisë dhe ndërkohë rrahim vezët. Ia shtojmë tiganit. Presim mocarelën në copëza dhe e shtojmë dhe atë në tigan. Rregullojmë me kripë, shtojmë majdanozin dhe piperin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: