TIRANË

Një makinë përplasi për vdekje ditën e djeshme në zonën e Institutit një grua me biçikletë. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur më 1 janar dhe është aksidenti i parë me viktima në Shqipëri për vitin 2020.

Ndërkohë shoferi i makinës që akisdentoi gruan është arrestuar nga Policia.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

 Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb