TIRANE- Pasi bëri dje check up-in në qendrën shëndetësore nr.9 kryeministri Edi Rama iu ka kthyer një përgjigje të gjitha akuzave të opozitës.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama theksoi se opozita ka shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, ndërsa shtoi se ai ka 1.2 milionë shqiptarë që u bënë dëshmitarë të faktit se ai dje bëri check up-in.

“CHECK UP është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë?Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2milion dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani?”, shkruan Rama.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb