Meteorologia Lajda Porja në një lidhje Skype me rubrikën “Opinion” në Neës24, ka parashikuar motin në ditët në vijim në vendin tonë. Ajo u shpreh se pas datës 14, temperaturat do të rriten dhe moti do të ngrohet.

Ajo u shpreh se dita e djeshme dhe mëngjesi i sotëm, kanë qenë ditët më të ftohta deri më tani.

“Kjo masë e ftohë e acartë, dje dhe mëngjesin e sotëm, kanë qenë më të ftohtat deri më tani. Temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Korçë, Pukë me -11 gardë.

Në një fshat të Korçës temperatura ka shkuar në -16.4 gradë celsius. Ditën e premte do të ndryshojë masa ajrore. Pra do të ketë ndryshim të temperaturave. Territori shqiptar do të përmirësohet gjatë fundjavës, në veri do të shkojnë temperaturat -3,-4 gradë celsius.

Në Kukës, Bajram Curr, temperaturat do të jenë me minus. Një përmirësim i dukshëm do ketë në datë 14-15 shkurt.  Mëngjeset do jetë pak ë të ftohta, por dreka do jetë me temperaturë më të larta”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb