BalkanWeb ka siguruar fotot e çiftit i cili u përfshi në orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Viktima, e cila ishte një studente e Universitetit të Tiranës, ishte fejuar prej tre muajsh me drejtuesin e automjetit.

Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.

Cifti Aksidenti
Cifti Aksidenti

Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb