Prokuroria e Tiranës e  konsideroi  rrethanë lehtësuese nervozizmin nga gjobat e shumta ndaj një qytetari , i cili kur mori masën e radhës administrative reagoi duke shtyrë policin Zeqir Musaj.

Por edhe pse  polici u dëmtua mbasi ju thyen gjymtyrët , dhe teksa referimi u krye për plagosje të rëndë me dashje , akuza e ka zbutur qëndrimin ndaj autorit.

Në mbyllje të hetimeve  shtetasi Ermal Mucolli u akuzua vetëm për kundërshtim të policisë kurse akuza tjetër nuk u gjet e provuar . Prokuroria thotë se polici Musaj gjatë detyrës konstatoi një automjet të parkuar në trotuar.

Efektivi ka vendosur gjobë ndaj automjetit  dhe në këto çaste pranë tij është afruar qytetari që i ka thënë: “mos e vendos gjobën se po pija kafenë dhe do iki menjëherë.”

Prokuroria deklaron në mbyllje të hetimeve se gjatë bisedës mes të dyve efektivi është përgjigjur se ndërkohë e kishte prerë gjobën.

I dyshuari që më pas u identifikua si  shtetasi Ermal Mucolli është nervozuar dhe i acaruar është përgjigjur, pse ma vendose se dje i pagova ca gjoba. Ai ka marrë bllokun e gjobave dhe e goditi efektivin në kohë – shkruan prokuroria në  mbyllje të hetimeve dhe më pas e qëlloi me grushta e shkelma.

Kjo përleshje është mbyllur me rrëzimin përtokë të efektivit Zeqir Musaj , i cili theu këmbën dhe më pas u dërgua menjëherë në spital./TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb