TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i cilëson minimale kërkesat e mjekëve që kanë paralajmëruar nesë një grevë. Ai thotë se dje Rilindja i quante mjekët heronj ndërsa sot iu ndalon grevën. Sipas tij, mjekët nuk kanë nevojë për duatrokitje ballkonesh, por për mbeshtetje financiare, siguri në punë, kushte dinjitoze dhe respekt.

POSTIMI I VASILIT
Vete Rilindja i dje i quante heronj mjeket dhe po vete sot policia saj ju ndalon greven.
Mjekeve u ndalohet greva nga policia e rilindjes gjoja me sebepin e COVID.

Kur Rilindja ben mbledhje partie, kur cojne qindra police te shembin teatrin, apo te bejne propagande bashkiake plot me njerez s’ka asnje rendesi COVID.
Po a kane turp keta.
Cfare po kerkojne mjeket?
Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka kerkuar Qeverisë shqiptare :
1. rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar,
2. sigurimin e jetës së personelit shëndetësor,
3. sigurimin e të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre
4. shpalljen dëshmorë te mjekëve, që humbin jetën në detyrë.

Rilindja paguan miliarda euro për koncesione e tendera sekrete, ndërsa kaq pak euro per keto kerkesa minimale te mjekeve nuk i jep kurrsesi.
Cfare turpi!
Rilindasit me Edi Ramen ne krye & Co dilnin neper TV dhe benin sikur çirrnin zemren per mjeket.
Mjeket nuk kane nevoje per duatrokitje ballkonesh, por per mbeshtetje financiare, siguri ne pune, kushte dinjitoze dhe respekt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb