Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici po i bën presion vartësve që të vijojë puna për përgatitjen e prishjes sa më shpejt të Prestige Resort”, ndërsa burime konfidenciale thanë për News24 se Bici u ka bërë presion vartësve të saj dhe ka dhënë urdhër të prerë që prishja e objektit të ketë përfunduar deri në 5 dhjetor.

Ndërkohë ka qenë pikërisht Dallëndyshe Bici e cila me firmën e saj ka vërtetuar lejen e ndërtimit të resortit në sulmin e parë të paligjshëm që institucionet bënë në resort në muajin gusht.

Punonjësit e IKMT nuk kanë paraqitur asnjë shkresë në lidhje me vendimin për të shembur objektin edhe pse institucioneve i është kërkuar disa herë një gjë e tillë që nga dita e djeshme kur edhe nisi aksioni.

Burimet njoftojnë se shkresa mbahet në kasafortën e saj dhe do të nxirret pas prishjes.

Mesa duket urdhri i Bicit po zbatohet pasi edhe pse ka përfunduar orari zyrtar për punonjësit, forcat xheniere janë ende në “Prestige Resort” duke hapur vrima në kolonat e ndërtesës, që do të përdoren më vonë për të vendosur eksploziv e për të kryer shpërthimin e komanduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb