Bashkëkryetari i Komisionit për Tryezën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thënë se tryeza e Këshillit Politik kishte një paketë gati të përfunduar por opozita del nga kërkesat që në fillim i quan parakushte.

Gjiknuri thotë se paketa është gati e përfunduar por do të vijohet dhe Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Zgjedhor para zgjedhjeve të 2021 dhe do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

”Kemi trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR, palët që kanë pasur shqiptarët dhe është munduar të adresojë propozimet e opozitës. Kemi një paketë gati të përfunduar.

Ne kemi gjetur hapësirën dhe do i përfshijmë ato. Por nuk mundet që pasi biem dakord dhe për kërkesat parakusht për zgjedhjet, të fillohet dhe të cedohet dhe duke dalë nga kërkesat. Ne nuk e humbim qetësinë. Nesër do informoj Kuvendin ku do paraqes paketën e dytë, dyert dhe dritarët janë të hapura për të përmbyllur ato pak gjëra që kërkojnë.

Kemi adresuar edhe kërkesat më serioze që opozita i kishte parakushte. Edhe ato që para 2 ditësh i quanin parakushte ne i kemi adresuar.

Miqtë ndërkombëtarë inkurajuan dialogun. Nuk kam ardhur të interpretoj të vërtetat. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë nuk mund të ketë imagjinuar. Do i bëj me pika pjesën më të madhe të kërkesave të opozitës, do çuditeni kur për disa thoshin këtë ose s’ka, ndërsa më pas heqin dorë.

Skema e administratës zgjedhore do jetë e rregullt, komisionerët do të rekrutohen, jemi të hapur për çdo lloj takimi. Opozita jashtëparlamentare është në të mirën e saj të na bashkëngjitet megjithatë e kam thënë, Kuvendi i ka votat. Shqetësimet i kemi reflektuar, se opozita ka një problem me Vettingun, atë e njeh Kushtetuta nuk e njeh opozita.

Pyetini ata ja u kanë pranuar identifikimin biometrik. Kodi Zgjedhor do përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar sepse Shqipëria ka nevojë për një Kod të ri para zgjedhjeve.”- tha Gjiknuri.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb