Dhjetë vende europiane do të strehojnë 400 minorenë të cilët jetonin në kampin Moria në Lesvos të Greqisë që u dogj disa ditë më parë.

12 viktima u shënuan, teksa mbi 13 mijë refugjatë, kryesisht nga Afganistani jetonin në të, edhe pse kampi mund të strehonte normalisht vetëm 3 mijë të tillë.

Vendet europiane janë zotuar tashmë që do të strehojnë 400 fëmijët e refugjatëve që kanë mbetur tashmë të pastrehë, por shumica do të merren nga Gjermania e Franca.

Ndërkohë vetë Greqia është angazhuar për një plan strehimi për refugjatët e pastrehë, por këta të fundit e kanë kundërshtuar, pasi nuk duan rivendosjen e çadrave të reja dhe madje kanë bllokuar edhe rrugët në Lesvos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb