Kryetari i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar kaosin në parlament.
Lapaj tha se maxhoranca dhe opozita bëjnë sikur zihen. Sipas tij, Salianji është i tradhtuar nga Partia Demokratike. Për Lapajn, PS-në dhe PD-në i përbashkon interesi.
“Këta bëjnë sikur zihen dhe bëhen bashkë për interesa. U bënë bashkë dhe amnistuan të korruptuarit, që ishin dënuar nga SPAK. U bënë bashkë për Kodin Zgjedhor, që ta mbajnë peng. U bënë bashkë për rritjen e rrogave, nga 1.5 milionë lekë të vjetra i çuan 3 milionë. Nuk bëhen bashkë për rritjen e pagave të qytetarëve ose pensionet. Kjo është strategji për të mbajtur dualitetin.
Po të ziheshin për Salianjin, do ziheshin përpara se të jepej vendimi. Salianji është i tradhtuar nga kjo betejë nga PD. Atë e tradhtoi gjithë partia e vet. Kur ai bënte betejën, ata ziheshin se kush merrte ndonjë pozicion. Më vjen keq për Ervin Salianjin, se e njoh, është djalë luftarak. PS i mund mëngjes, drekë, darkë këta sepse shumicën e fitoreve ia kanë dhënë këta. Këta i japin Ramës çfarë do Rama dhe thonë pastaj e ankohen se pse na rreh Edi Rama”, tha Lapaj.