Policia suedeze ka refuzuar të japë leje për një tubim të ri që do të përfshinte një incident tjetër të djegies së Kuranit.

Në janar, një aktivist i ekstremit të djathtë dogji  një kopje të librit të shenjtë mysliman jashtë një xhami në Kopenhagen. Kjo ngjarje nuk kaloi pa u vënë re dhe kritikuar në qeveria turke, e cila e quajti incidentin si ‘urrejtje’.

Policia e Stokholmit tha se refuzoi një aplikim të ri për një protestë, ku thuhej se një Kuran-i do t’i vihej zjarri, sepse “rriste rrezikun e sulmeve kundër Suedisë”.

773x435 Cmsv2 371f1de9 8ef2 57a7 Aa81 78bd84b1c08b 7410580
773×435 Cmsv2 371f1de9 8ef2 57a7 Aa81 78bd84b1c08b 7410580

Mësohet se organizatorët e tubimit të ri kanë apeluar vendimin e departamentit të policisë.

Në fillim të këtij muaji, agjencia suedeze e sigurisë së brendshme SAPO, paralajmëroi se kërcënimi i sulmeve në vend është rritur.

Agjencia vuri në dukje se reagimet ndërkombëtare ndaj ngjarjeve jashtë ambasadës në janar duke thënë se “situata e sigurisë është përkeqësuar”.

“Suedia gjykohet të jetë në fokus më të madh se më parë për islamizmin e dhunshëm globalisht,” tha SAPO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb