Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku dy mjete në pronësi të ish-kreut të Gjykatë së Elbasanit, Arben Vrioni, janë përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Aqif Pasha” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Siç shihet edhe në videot e siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Fatmir Popja, mjetet janë perfshire nga flaket, madje dhe kane ‘shperthyer’. Mësohet se makinat kanë qenë të parkuara rreth 50 metra larg njëri-tjetrit, çka për policinë ka dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Pamjet e frikshme kane terrorizuar banoret e zones, te cilat kane njoftuar menjehere policine.

Njëri prej mjeteve, ishte në përdorim të bashkëshortes së tij. Gjatë karrierës së tij, Vrioni ka pasur dosje të bujshme, siç është dhe ajo e lirimit të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.


Aktualisht policia po heton ne lidhje me ngjarjen e rende.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: