Një mjet në pronësi të shtetasit Marsel Buçi është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Bilishtit.

Nga veprimet e para hetimore u konstatua se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme të mjetit të shtetasit Marsel Buci, i cili rezulton një emër i njohur për policinë e Bilishtit pasi vetëm 2 javë më parë ka qenë i shoqëruar në polici pikërisht për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti, por që u la në gjendje të lirë pasi nuk kishte prova të mjaftueshme kundrejt tij.

Policia ngre dyshimet se djegia e mjetit Volsvagen në pronësi të 34 vjeçarit nga Bilishti, ndërlidhet më ngjarjen e ndodhur dy javë më parë po në të njëjtën lagje ku u dogj mjeti në pronësi të Deizi Arapit.

Kujtojmë se e reja akuzoi në një dalje për mediat Marsel Buçin për ngjarjen duke e etiketuar si “punonjësi i karburantit të Nallbatit (deputetit të PD, Bledion Nallbati)”, por pa përmendur emrin e tij, gjë që e kishte dhënë gjatë deklaratës së saj në komisariat.

Në një dalje për mediat babai i shtetasit Marsel Buci deklaroi se dyshimet e tyre shkojnë për Deizi Arapin pasi e reja përveçse e kishte akuzuar publikisht, i kishte dalë përballë ditën parë për ti kërkuar llogari.

Madje babai shton se Arapi e kishte akuzuar në polici djalin e tij për sharje dhe fyerje.

Sakaq babai i Marsel Arapit kërkon të zbulohet e vërteta pasi ashtu siç thotë vetë ai djali i tij nuk ka qenë i përfshirë me ngjarjen “Arapi”.

Ndërkohë në një komunikim me telefon Marsel Arapi tregon se ka bërë deklaratën e tij në polici dhe se për ngjarjen dyshon vetëm te Deizi Arapi pasi e cilëson veten si një person pa probleme dhe që nk ka patur konflikte me askënd, sakaq në polici është shoqëruar edhe Deizi Arapi për të dhënë dëshminë e saj.

Për ngjarjen e shënuar në 02:30 të mëngjesit te sotëm policia është ende duke hetuar ndërkohë që ajo që vihet re në banesën e Marselit është se ka kamera por janë lënë jashtë funksionit nga policia pasi ato u konfiskuan herën e parë për të vërtetuar që Marseli ndodhej në banesë në momentin kur është djegur mjeti i Dejzi Arapit.

NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: