Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku u dogj mjeti i kryeplakut të këtij fshati. Ngjarja ndodhi më 10 prill. Burime zyrtare bënë me dije se kanë zbuluar autorin e zjarrëvënies duke djegur mjetin në pronësi të shtetasit Prekë Vukaj, ndërsa bëhet fjalë për 60-vjeçaren me inicialet L.Sh.

Kjo e fundit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas një pune hetimore disaditore, kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 10.04.2022, në fshatin Vermosh, ku u dogj automjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit P. V.

Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb