TIRANE
Zëvendëskryeministri Erion Braçe i ftuar në emisionin “ Real Story” ka komentuar situatën në vend pas djegjes së mandateve nga ana e opozitës dhe protestave të paralajmëruara prej saj. Braçe u shpreh se akti i opozitës është jo vetëm antikushtetues, por edhe i dënuar nga ndërkombëtarët.
“Precedentët e krijuar në këtë vend nuk mbarojnë dhe ky që është më i keqi për ekonominë shqiptare nuk duhet të marrë jetë dhe reagimet e ndërkombëtarëve kanë qenë të ashpra dhe jo vetëm kanë qenë edhe vlerësuese për progresin e Shqipërisë.
Nëse të gjithë bashkë kanë qenë kundër BE, SHBA, Gjermania, Britania e me radhë kanë pasur vlerësime për progresin e Shqipërisë, në arritjen e zbatimit të ligjit dhe të qeverisjes së përgjegjshme të njëjtën gjë ka berë Mogherin dhe Hahn dhe qeveria gjermane që shikojmë dhe mundësinë e marrjes së rekomandimit edhe njëherë. Goditet precedenti që është anti kushtetues”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)