TIRANE

Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të zëvendësuar deputetët e opozitës të cilët dogjën mandatin zyrtarisht një ditë më parë.

Kërkesa e Kuvendit drejtuar KQZ  vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit në prani edhe të protestuesve.

Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt.

Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.

Opozita vendosi të djegë mandatet e deputetit duke kërkuar qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: