TIRANE

Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës ‘Koha për t’u zgjuar’.

Disa nga qytetarët e cilësojnë pozitive dorëzimin e mandateve, ndërsa kërkojnë që një gjë e tillë të vijë nga dy kahet politike. Një nga qytetarët shprehet se ky veprim mund të pasohet edhe nga një ndërhyrje e ndërkombëtareve.

Qytetari 1-Flas nga tregu i çamit. Çfarë nuk dëgjoj këtu. Këtu në Shqipëri ato lekë do t’i xjerrë Rama nga xhepi, neve do na i marrë. Jo me blloku rrugët. I ka hy frika nga vettingu dhe çfarë bëjnë zhurmë andej këtëj.

Qytetari 2-Alo Shiko unë duhet të thosha vetëm një llaf, unë e di se ti di më mirë, Vettingu është demokratik. Populli nuk i dha pëlqim. Ne e pamë mirë Vettingun e tyre.

Qytetari 3-Del Monika Kryemadhi që del flet për vjedhjen e votave, ajo shpërndante telefona. Biles edhe telefonatat i jepte me logon e LSI.

Qytetari 4-Si PD dhe LSi duhet me ia lënë rinisë atje mos me ba rrëmuja me i lënë rehat. Ju lutem juve si gazetar i kemi kufiftë afër. Bëni thirrje ju intelektual që të marrë dikush frenat në dorë se maruam me këta. Bëni thirrje ju si gazetar.

Qytetari 5-Mirëmgjes. Përshëdentje nuk i kuptoj shqiptarët sa duan të vujnë akoma me një qeveri bastarde. Populli të hapë sytë dhe të dallojë të bardhën nga e zeza.

Qytetari 6-Alo, mirmëngjes Bashkim.Ngjo mua tani, jam dakord me një parafolësve të dyja krahët  e politikës ishalla digjen me të gjithë mandatet i lirojnë rrugët popullin.

Unë kisha një mendim kshu se ka njerëz që flasin në emër të popullit, që flet në emër të popullit. Ata duhet të flasin në emër të elektoratit të tyre jo gjithë popullit. Djegia e mandateve, ta shohin njëher mirë se institucionet ndërkombëtare do ndërhyjnë dhe do bëhen qesharakë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: