TIRANE

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në emisionin A-Show në News 24 ka komentuar situatën politike në vend, pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar dhe qëndrimin e forcës politike që përfaqëson.

Vasili e cilësoi vendimin e djegies së mandateve si një veprim qytetar i nevojshëm për qeverinë e dalë nga sistemi demokratik. Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së u shpreh ndër të tjera se me këtë veprim dha provën që Shqipëria o shpëtohet ose do të ikë në një greminë pa kthim.

“Vendimi politik ishte vendosja e një pasqyre për të reflektuar të drejtën ndaj të shtrembit. Ishte një veprim politik, por edhe qytetar. Me këtë veprim nxorëm qartë se kjo qeveri ka dalë nga sistemi demokratik. I dhamë provën që Shqipëria o shpëtohet sot ose gremina është pa kthim.

Pse duhet të gënjehen shqiptarët. Unë e di të vërtetat siç dihen. Kurse këta thonë, meqënese dëshmitë erdhën pas 6 muajsh ne ja hodhëm. Ka alibi, ka përshkrim për krimin.

Në këtë sfond ishte një krim politik. Kemi një situatë të paprecedentë. Janë shumë të qarta dhe një gjë që ne kemi zgjidhur me shqiptarët”- u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb