Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar për zjarret që përfshinë mbrëmjen e djeshmëve godinën e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Shehaj shkruan se Sarajet, janë e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, e këtë, e cilëson si humbje të madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Shehaj pretendon se godina është djegur si pjesë e një plani për të ndërtuar në atë vend kulla.

Postimi i Agron Shehaj:

Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet.

Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit.

Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.

Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: