Djegia e trinjakëve në Romanat të Durrësit ishte ngjarja më tragjike e kohëve të fundit që me sa duket ka lënë gjurmë të thella tek nëna e tyre Migena. Kur kanë kaluar 6 ditë nga mbrëmja e kobshme kur një zjarr i shkaktuar nga loja me shkrepëse i mori tre djemtë, 30-vjeçarja vijon të ketë nevojë për ndihmë mjekësore.

Vëllai i Migenës, thotë se ajo nuk fut bukë në gojë por jeton vetëm me serum. Ai poston edhe foton e momentit kur e kanë transportuar në urgjencën e Durrësit dhe denoncon kushtet e tij, kur thotë se për ta mbuluar kanë përdorur xhupat e tyre.
nena
“Përshëndetje JOQ! Këtu është nëna e trinjakëve që vdiqën, jemi në urgjencën e Durrësit dhe e kemi mbuluar me xhupat e të afërmve dhe çarçafin e dyshekut e mora te shpia e saj, se asnjë nga këto k* këtu s’kishte informacion ku ishin batanijet. Ndryshe nga sa është thënë, motra ime nuk ndodhet në komisariat se nuk është vrasëse. Migena nuk po ha bukë dhe vetëm me serume rron”,- thotë ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb