Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 49-vjeçar me origjinë armene, me banim në Selanik ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme, shkruajnë mediat e vendit helen. Sakaq, pas vrasjes, burri ka shkuar vetëm në polici dhe ka treguar se ka kryer krimin.

“Djema, vrava gruan time”.

49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar.

Pas kontrollit në banesë, policia gjetur në dhomën e gjumit gruan, me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbët. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet e vdekjes së saj.

Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb