Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend u ndal tek kriza energjetike si edhe tek çështja e inceneratorëve.

Kryemadhi i shpreh se përgjegjës kryesor për krizën energjetike në vend është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

E ndalur tek inceneratorët, kryetarja e LSI-së u shpreh se pavarësisht shpenzimeve të kryera, sot nuk prodhojnë energji.

Ndërsa kërkoi që SPAK të vijojë hetimet për të zbardhur këtë aferë.

Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se të rinjtë nga pamundësia,  detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.

“ Në pamje të jashtme nuk ka gjë të gabuar, por ajo që të bën përshtypje është kriza e energjisë elektrike në Shqipëri do të jenë edhe për shkak të disa procedurave që ne kemi ndjekur,, duku për shkak të papërgjegjshmërisë dhe dikur për shkak të keqmenaxhimin. përpara se të shkoja te  projektligji do diskutohej. Sot kemi një bazën të Fierzës që është i degraduar. Vendimet politike janë ata që kanë shkaktuar këtë krizë energjetike që kemi sot.

Asnjë nga ne nuk di se sa është borxhi apo huatë e marrë dhe asnjë nga ne nuk  e di se çdo të ndodhë me krizën energjetike. ne në sistemin e  energjisë elektrike nuk kemi më profesionistë por militantë partie, nuk ka asgjë të keqe të ketë militantë, por duhet të jenë të mirë-arsimuar. Tani kemi edhe inceneratorët, aty ku duhet edhe vëmendja më e madhe. 26 mld dollarë janë paguar nga qeveria shqiptare për inceneratorin e Elbasanin dhe kemi prodhim. Fillimisht duhet zbardhur skema e inceneratorëve të famshëm, nëse nuk i shkojnë deri në fund do t’ju bëjnë të vidhni gjithë jetën. Për t’u kthyer te ministrja e rinisë i them se që nëse një njeri duhet të bëhet deputet i duhen 1 mln euro , por sot të rinjtë i hipin kamionëve për t’u larguar jashtë vendit.”, tha Kryemadhi, duke shtuar:  “Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb