RIO- Ëndrra e tenistit serb Novak Djokovic për të fituar medaljen e parë të artë në një Olimpiadë duhet të presë të paktën edhe 4 vite të tjera. Numri 1 në botë për meshkuj është mundur sot në mëngjes 2-0 nga argjentinasi Juan Martin Del Porto që në raundin e parë. Të dyja setet u fituan në “tie break” nga Del Potro (7-6, 7-6), që avancon në raundin e dytë, falë një loje të shkëlqyer.

Një lojë fantastike e tenistit argjentinas, që befasoi të gjithë, përfshi edhe vetë rivalin Djokovic, që zhgënjeu totalisht.

Të dyja setet ishin të ekuilibruara, por Djokovic nuk arriti për asnjë moment të tregojë epërsi në shërbim apo kundërpërgjigje, duke mbetur i befasuar nga agresiviteti i Del Potro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: