Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale në grand slam e Australian Open, turneu i tenisit që po zhvillohet në Melbourne. Te meshkujt, avancon në gjysmëfinale tenisti serb Novak Djokovic.

Ai mundi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) rusin Andrey Rublev, një ndeshje që zgjati vetëm 2 orë. Në gjysmëfinale, Djokovic, 9 herë fitues i këtij turneu, do të përballet me amerikanin Tommy Paul, numrin 35 në botë, që në çerekfinale mposhti 3-1 patriotin e tij Ben Shelton.

Djokovic është favorit për të shkuar në finale dhe për të thelluar rekordin në këtë grand slam, ku mungoi vitin e kaluar për shkak të mosvaksinimit. Tenisti serb, nëse triumfon për herë të 10-të dhe rikthehej në garë për t’u bërë sërish numri 1 në botë.

Te femrat, dy gjysmëfinalistet e fundit janë polakja Magda Linette dhe bjellorusja Aryna Sabalenka. Linette, surpriza e këtij turneu, mundi 2-0 çeken Karolina Pliskova. Nuk zhgënjen as Sabalenka, numri 5 në botë, që eliminoi kroaten Dona Vekic, duke fituar 2-0. Sabalenka konsiderohet si favoritja kryesore për fitimin e këitj turneu. Çifti tjetër gjysmëfinalist është mes bjelloruses Victoria Azarenka dhe kazakes Elena Rybakina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb