TIRANË- Novak Djokoviç ka fituar në katër sete (6-4,7-5, 6-4, 6-4) finalen turneut amerikan të tenisit USA Open 2015, përballë Roger Federer.

Numri 1 i botës është konfirmuar mbret i tenisit botëror. Ai ka mundur në finale rivalin kryesor, zvicerianin Federer, që mban vendin e dytë në klasifikimin botëror. Këtë gjë, Djokoviç e bëri edhe dy muaj më parë, në finalen e Wimbeldone në Angli, ku sërish përballë kishte Federer.

Ndesehja mes dy gjigandëve të tenisit botëror nisi me tre orë vonesë për shkak të kohës jo të mirë. Loja nisi shpejtë dhe përceptimi ishte që 6-herë fituesi i këtij trofeu, Federer, do të ripërsëritej edhe këtë vit si kampion i USA Open. Por, nuk ndodhi kështu, Djokoviç nisi mirë dhe fitoi setin e parë, humbi të dytin vetëm me një break të humbur dhe më pas përësritit suksesin e setit të parë në dy setet e fundit.
Mes Djokoviç dhe Federer është finalja e 6-të, teksa fitorja pak pas mesnate (me orën tonë) në finalen e USA Open, i jep serbit titullin e 10-të në karrierë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: