Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë armët bërthamore, nëse ndihet e kërcënuar, tha Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

Ai tha se kjo është në përputhje me doktrinat e sigurisë: “Nëse Kievi sulmon Krimenë ose një rajon tjetër të Rusisë, çdo gjë mund të ndodhë si përgjigje. Kjo masë hakmarrëse do të jetë e shpejtë, e ashpër dhe bindëse.”

Medvedev tha gjithashtu se nuk do të ketë negociata nëse Ukraina godet Krimenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb