Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik James Cleverly pas riemërimit të tij në qeverinë e re të kryeministrit Rishi Sunak.

“Kam pasur një telefonatë me homologun tim në Mbretërinë e Bashkuar, James Cleverly, i cili sapo është riemëruar në qeverinë e re të kryeministrit Rishi Sunak. Qeveritë mund të ndryshojnë, por mbështetja e miqve tanë në Mbretërinë e Bashkuar do të mbetet e palëkundur për aq kohë sa nevojitet që Ukraina të fitojë”, shkroi Kuleba në Twitter.

Siç është raportuar, kreu i qeverisë britanike, Rishi Sunak, pak orë pas marrjes së detyrës, prezantoi të martën më 25 tetor një qeveri të re. Ministri i Jashtëm James Cleverly dhe ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace u riemëruan në qeveri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb